Taksa po i shkakton telashe të mëdha Serbisë

Taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, duket se po i shkakton telashe të mëdha Serbisë.

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç, ka thënë se nuk pret që çështja e Republikës së Kosovës të zgjidhet edhe në vitin 2019, pasi sipas tij situata është e komplikuar shumë.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe, e ka kthyer progresin tre hapa mbrapa.

Ai thotë se Brukseli gjatë vitit 2019 do të jetë i zënë me zgjedhjet në Parlamentin Evropian, dhe nuk do të kenë interes që të merren me Kosovën dhe Serbinë.

“Çështja e Kosovës është shumë e ndërlikuar, që të presim një zgjidhje në vitin 2019, veçanërisht pasi jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Kemi një administratë në Bruksel e cila është në largim dhe nuk besoj që prej tyre mund të pritet ndonjë angazhim serioz”, ka thënë Ljajiç.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE