Tani mund ta dini nëse dikush jua bën ‘screenshot’ fotot dhe videot në Instagram

Përditësimi më i fundit i Instagram nënkupton se përdoruesit mund të dërgojnë dhe të pranojnë video dhe fotografi përmes mesazheve direkt (DM) – të cilat zhduken pas disa sekondash.

Me këtë mundësi të këtyre mesazheve, përdoruesit mund t’i bëjnë ‘screenshot’ fotografitë që ua dërgon dikush – të themi, për t’ua treguar më pas miqve.

Tani, dërguesi do të marrë një njoftim nëse fotografia ose videoja e tij është ‘fotografuar’ (screenshot) nga marrësi, raporton Cosmopolitan.

E njëjta vlen edhe nëse dikush e bën ‘screenshot’ atë çfarë ju ia keni dërguar.

Për momentin, ende mund t’i bëni ‘screenshot’ postimet aktuale në Instagram pa e ditur personi tjetër.

SHPËRNDAJE