Tash e tri orë vazhdon intervistimi i Thaçit

Kanë kaluar më shumë se tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë.Ai po vazhdon akoma të intervistohet.

Nga ora 13:00, Hashim Thaçi ka arritur në vendin ku është thirrur të intervistohet, pas dorëzimin të aktakuzës, sipas të cilës, ai dyshohet se ka kryer krime lufte.

Para hyrjes në objektin e Gjykatës ai ka folur para medieve.

“Jam i gatshëm të përballem me të gjitha akuzat, për djalin tim, familjen time, popullin dhe vendin tim. Kjo është një çmim për lirinë. Unë besoj te paqja, e vërteta dhe drejtësia.

Besoj te dialogu dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjithë. KOSOVA është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar”.“Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë”, ka theksuar ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE