Të dënuarit pa faj kërkojnë mbi 300 mijë euro kompensim

Bi 150 persona janë të dënuar pa arsye gjatë këtij viti kanë kërkuar kompensim nga shteti.

Sipas kryesuesi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, Bashkim Hyseni, këta persona kanë kërkuar kompensimin për këto dënime në vlerë prej 366 mijë euro.

“Në vitin 2019 kompensimi i personave të dënuar ose arrestuar pa arsye është kërkuar nga 153 persona me vlerë prej 366 mijë”, euro.

Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Cocaj, tha se ky vit është më mirë se vitet e tjera dhe se gjyqtarët duhet përdoru masa alternative para se të merret vendimi për paraburgim.

“Ka rritje të personave dhe shumave së caktuar që janë paguar këta persona edhe pse viteve të fundit shifrat janë pozitive, duhet pas parasysh se kjo çështje duhet të analizohet në mesin e gjyqtarëve në gjykata”, tha ai.

“Kjo ndërlidhet me çështjen e paraburgimit, duhet bëjmë apel tek gjyqtarët që sa më shumë të përdorin masa alternative, por duhet pas kujdes sepse kodi i procedurës penale e kërkon që masat alternative të zbatohen sa më shumë dhe masa e fundit që gjyqtari duhet të ketë parasysh është masa e paraburgimit dhe për shkak të kohës që ka kaluar aty vjen deri tek kërkesa për kompensim”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka kërkuar nga të gjithë gjyqtarët që të kenë kujdes në gjykim pasi që edhe për arrest – shtëpiak ka të drejtë të kërkohet kompensim.

“Është një apel i përgjithshëm për të gjithë që të kenë kujdes me rastin e caktimit të paraburgimit sepse nga ai moment krijohen pasojat edhe në arrest shtëpiak personat kanë të drejtë për kompensim”, tha Peci.

SHPËRNDAJE