Të gjitha replikat qesharake mes Haradinajt dhe Konjufcës për gjuajtjet me armë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur deputetit Glauk Konjufcës për gjuajtjen e ministrit me armë, ka thënë se tradita e gjuajtjes me armë te shqiptarët ekziston që prej e mbaj mend veten.

“Nëse unë në Gllogjan ose ti në Sllovi, në familje tende, e ke vendosur ta përdorësh një mjet të caktuar, nëse e ke dakordimin e atyre aty nuk e di kë e ke rrekëzuar, ndërsa, nëse unë e përdori këtë ujë, nëse unë nuk e kam dakordimin e këtyre tjerëve, dallon situata…….ta mbajmë një korrektësi, tradita e gjuajtjes me armë te shqiptarët ekziston që prej e mbaj mend veten, kushdo që është këtu nuk jam i bindur që kushdo që ka qenë këtu ka qenë një situatë”, tha ai.

Haradinaj i bëri thirrje që t’i ruajnë argumentet ose të futen në luftë politike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Glauk Konjufcës.

“Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashit por nëse Dardan Gashi ia merr armën dikujt nga brezi dhe me dal në dritare me gjuajt pa terezit, a beson që duhet të evakuohet krejt popullata prej një kilometri aty pari, ky është halli imë, domethënë unë besoj që ju tjerët dini me gjuajta mirë por ai as armën e vet aty nuk e ka pas “, tha ai.

Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar interpelancë për Haradinajn për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjet me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Vazhdimi i seancës plenare!#FacebookLive

Publié par Gazeta Lajmi sur vendredi 26 Janvier 2018

SHPËRNDAJE