Të hënën takohen Isa Mustafa e Fatmir Limaj, a po bëhet fjalë për një koalicion?

Java e ardhshme do të jetë vendimtare nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme meqë partitë politike tashmë janë marrë vesh që me 22 gusht të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit që i hap rrugë zgjedhjeve të reja.

Tani kur kanë mbetur edhe pak ditë, si duket partitë politike kanë lëvizur nga pozicionete tyre dhe kanë nisur pazaret se kush më kë duhet të shkoje në koalicione parazgjedhore.

Zyrtarisht ende nuk ka ndonjë koalicion parazgjedhor, por që janë paralajmëruar disa prej tyre.

Nga burime është marrë vesh se të hënën në orën 12 e 30 do të takohen kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.
“Isa Mustafa e Fatmir Limaj do të takohen të hënën – për të folur për situatën aktuale në vend e me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë burimi i Gazetës.

Deri tani, në bazë të dekalatave publike të zyrtarëve të NISMA-s, është bërë e qartë se ky subjekt politik do të garojë i vetëm në zgjedhje, kurdo që mbahen ato. Por koalicionet e mundshme parazgjedhore nga subjketet e tjera politike më gjasë kanë ndryshuar qasjen.

“Nuk përjahetohet që në takimin e së hënës të ketë edhe marrëveshje LDK – Nisma”, ka sqaruar ky burim./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE