Të kthyerit nga Siria: 74 fëmijë, 9 nga ta kanë humbur dy prindërit

Mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovarë nga Siria me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prejt tyre, 4 janë luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, si dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Ministri Abelard Tahiri, tha se të gjithë ata që kanë kryer krime dhe kanë qenë pjesë e organizatës terroriste do të dalin para drejtësisë, ndërsa pjesa tjetër do të rehabilitohen.

Ndërsa, edhe Rashit Qalaj, tha se të kthyerit në fjalë që kanë kryer vepra penale gjithsesi se do të dalin para drejtësisë, ndërsa pjesë tjetër do rehabilitohen.

‘Ata që kanë kryer vepër penale do dalin para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohet rehabilitim’ tha edhe drejtori i Policisë.

Qalaj ka thënë se, ende ka persona që janë në zonat e konfliktit.

“Kemi informata për 30 luftëtarë që janë endeatje. Në mesin e tyre janë 49 gra dhe 8 fëmijë”.