Të nervozuar me Smajl Latifin: Banorët e kundërshtojnë fuqishëm kryetarin e Rahovecit, e quajnë mashtrues dhe gënjeshtar

Banorët e fshatit Fortesë janë shprehur të shqetësuar me zgjerimin e rrugës, vendim të marrë nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Madje ka pasur prej tyre që e kanë quajtur gënjeshtar dhe mashtrues.

Përmes një njoftimi për media, dje u bë e ditur se rruga në fshatin Fortesë, që është rrugë rajonale Rahovec-Xërxë, do të zgjerohet, kjo me qëllimin për lehtësira për biznese e qarkullim më të lehtë.

“Ndërtimi i rrugës me katër korsi në rrugën rajonale Rahovec Xërxë ka për qëllim, ltë krijojë lehtësira për biznese, qarkullim të lehtë për të giithë pjesëmarrsit në komunikacion, zgjerim të segmentit për nevoja të qytetit, duke e ditur se çdo qytet në Kosovë ka hyrjen e saj me rrugë të zgjeruara, e shumë benefite të tjera”, u bë e ditur në njoftim.

Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë fuqishëm banorët e këtij fshati. Madje, kryetari i Fortesës, Evlis Fetoshi.

Sipas tij, banorët janë të shqetësuar me këtë vendim dhe po kërkojnë debat publik që të informohet për çdo detaj rreth kësaj rruge.

Ndërsa, ka pasur prej tyre të cilët edhe e kanë quajtur gënjeshtar dhe mashtrues, duke shtuar se ky vendim është marrë vetëm për përfitime personale.

Ndryshe, Smajl Latifi i AAK’së qeveris këtë komunë nga viti 2017. Ndërsa, kishte qenë kryetar i saj edhe më herët,  më pas humbi kundër PDK’së, por e fitoi sërish pozitën e tij.GazetaMetro

SHPËRNDAJE