Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të vrarë

Të paktën tre persona janë vrarë nga një person i armatosur në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se sulmuesi është në arrati.

Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland, transmeton Express.

SHBA-ja u trondit më 1 tetor nga incidenti më vdekjeprurës në histori të saj, kur Stephen Paddock vrau 58 persona dhe plagosi mbi 500 të tjerë në një koncert muzike në Las Vegas, transmeton Express.

SHPËRNDAJE