Telashe në PSG, Neymar kundër Emeryt

Nyemar nuk është i kënaqur me trajnerin e Paris Saint-Germain, Unai Emery

Sipas UOL Sport, raportet mes Neymarit dhe trajnerit të Paris Saint-Germain, Unai Emery janë të acaruara.

Thuhet se ylli brazilian është i lodhur nga trajneri spanjoll, i cili në vend të stërvitjes e detyron ekipin të shikoj video.

Neymar dëshiron që të ketë më shumë stërvitje me topin dhe jo të shikoj video, përcjell Express.

Braziliani gjatë verës u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Përveç pagës së majme, Neymar ka shumë privilegje në krahasim me lojtarët e tjerë të Parisit. /Express/

SHPËRNDAJE