Tentoi ta korruptonte policin, arrestohet 47 vjeçari

Një tentativë për ti shpëtuar kontrollit të policisë ka çuar në pranga një qytetar.

Një 47-vjeçar nga Tirana e ka pësuar keq duke përfunduar në pranga pas tentativës për t’i dhënë ryshfet një efektivi.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Gj., banues në Kamëz i ofroi punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll. /syri/

SHPËRNDAJE