Tërhiqet shorti i çerekfinales në Evropa Ligë, na pret një super ndeshje

Në Nyon të Zvicrës është tërhequr edhe shorti i çerekfinales së Ligës së Evropës.

Chelsea, Napoli, Valencia, Eintracht Frankfurt, Benfica, Arsenal, Villarreal dhe Slavia Pragë, janë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Evropës.

Ndeshja me interesante pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Arsenalit, përcjell ORAinfo.

Gjiganti tjetër anglez, Chelsea do të përballët me Slavia Prague, ndërsa Eintracht Frankfurt do të luajë kundër Benficës.

Në çerekfinale do ta kemi një duel spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit.

ORAinfo ju sjell edhe çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës:

Napoli – Arsenal

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Slavia Pragë – Chelsea

SHPËRNDAJE