Tërmet i fuqishëm në Shqipëri me dëme të mëdha materiale, të lënduar e raste me fatalitet

Një tërmet 6.4 shkallë ka goditur Durrësin rreth orës katër të mëngjesit.

Dridhjet e forta janë ndjerë edhe në Kosovë, Bullgari, Bosnje, Koraci, Itali, Malt të Zi dhe Maqedoni.

Nga tërmeti i sotëm në Tiranë e Durrës aktualisht është raportuar se rreth 50 persona kanë mbetur të lënduar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu raporton për rreth 50 të dëmtuar dhe nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

“Jemi në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjitha spitalet” u shpreh Manastirliu e cila ndodhet ne spitalin e traumes.

Lëkundja me e forte e termetit u shenua rreth ores 03:54 minuta dhe u pasua nga nje sere lekundjesh te tjera.

Fatkeqësisht tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë në orën 3.55 të mëngjesit të sotëm ka shënuar viktimën e parë në Thumanë të Fushë-Krujës.

Një skenë tragjike, përlotëse dhe rrëqethëse. Një e moshuar ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin.

I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse.

Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenë nën rrënoja në godinat e shembura në Thumanë. Nuk dihet ende situata.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE