Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mjekës, rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit.
Korrespondentët e ABC News raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.
Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale/abcnews.al