“Tërmet” te kombëtarja e Zvicrës, vije shkarkimi i parë pas largimit të Behramit

Switzerland's Xherdan Shaqiri, center, celebrates with Valon Behrami, right, and Granit Xhaka, left, after the first goal for Switzerland during a Worldcup qualification soccer match between Switzerland and Albania at the Swisspor Arena in Lucerne, Switzerland, Tuesday, September 11, 2012. (KEYSTONE/Walter Bieri)

Mediat zvicëriane raportojnë orëve të fundit se kanë filluar largimet e para te përfaqësuesja e Zvicrës pas largimit të Behramit dhe të tjerëve në mënyrë turpëruese nga kjo kombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miescher raportohet të jetë shkarkuar nga ky pozicion.

Miescher thuhet të ketë pranuar shkarkimin duke marrë përgjegjësinë për ngjarjet e fundit te Zvicra, shkruan Indeksonline.

Robert Breiter do të jetë pasues i tij deri në një vendim të ri të federatës.

Mediat helvetike shkruajn së ky është vetëm fillimi i spastrimeve të federatës së Zvicrës, ndërsa presioni do të jetë edhe mbi trajnerin Petkovic./Indeksonline/

SHPËRNDAJE