Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës vjen me njoftim për qytetarët kosovarë atje

Pas tërmetit që goditi sot Turqinë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në rajonin e Izmirit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se kosovarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Konsullatën e Nderit në Izmir, Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe Shërbimin Konsullor në Ankara.