Teuta Krasniqi fiton tender në vlerë 216 mijë euro nga…

Aktorja Teuta Krasniqi, njëherish edhe motra e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit, ka fituar tenderin e mediumit publik, Radio Televizionit të Kosovës, për realizimin e serialit “iStar” nga “Teuta Production Company”.

Sipas dosjes së tenderit, kontrata ka hyrë në fuqi me datën e nënshkrimit 8 shkurt 2019 dhe do perfundojë në afat prej 12 muajve.

Tenderi i fituar për realizimin e këtij seriali për adoleshente, përmban 24 episode, me një kosto prej 216 mijë euro, ndersa kostoja e një episodi vlerësohet të jetë rreth 9 mijë euro.

Në dosjen e tenderit në fjalë, kërkesa për dhënien e kësaj kontrate, ndaj kësaj kompanie është arsyetuar pasi ka ardhur si ide që të realizohet si projekt i nevojshëm për nevojat e RTK-së, në menyrë që të mbushet zbrazëtia e programacionit për grupmoshën e adoleshentëve.

SHPËRNDAJE