Thaçi anashkalon BE-në sërish dhe e thumbon duke ia kujtuar se para 76 vjetëve e çliroi SHBA’ja

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve të prirë nga ShBA’ja në Evropë, në Luftën e Dytë Botërore.

“Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se Kosova po ashtu përkujton zbarkimin e NATO’s të udhëhequr nga ShBA’ja në në qershor 1999.

“Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë”, ka thënë Thaçi.

SHPËRNDAJE