Thaçi çudit të gjithë, ja si mundohet ta cilësojë protestën e nesërme kundër tij

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pas kthimit të tij nga Amerika.

Thaçi ka thënë se e vlerëson që Vetëvendosje morri leje për protestë, sepse sipas tij në këtë mënyrë kjo parti po e njeh shtetin e Kosovës.

Këtë protestë ai e ka quajtur protestë kundër Preshevës.

Partia politike që ka organizuar protesta po e njeh shtetin e Kosovës dhe unë e vlerësoj. Ky është një keqkuptim. Unë mbështes vetëm kërkesën legjitime të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Unë as nuk pretendoj e as nuk kam pretenduar kurrë ta tejkaloj Kuvendin. Të thirret kjo protestë, për mua nënkupton kundër Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Protesta kundër Thaçit është protestë kundër Preshevës”, ka theksuar ai. /Gazeta inFokus

SHPËRNDAJE