Thaçi e ka njohur agjentin e BIA-së prej vitit 2012, e kishte punësuar edhe në bordin e PTK-së

Kryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, Faton Topalli ka thënë se gjatë raportimit të Shefit të Intelegjencës në këtë komision, Shpend Mahxhuni, është diskutuar lidhur me ish- këshilltarin e presidentit, Hashim Thaçi i cili dyshohet se ka qenë pjesë e BIA-së serb.

Ai ka thënë se për emërimin e Branislav Nikoliq si këshilltar në presidencë, Thaçi nuk ka kërkuar informacione shtesë nga AKI.

“Ekziston shqetësim që një person i komunitetit serb dyshohet të jetë pjesë i BIA-së që është emëruar këshilltar i presidentit të presidentit Thaçi. Pikërisht për këtë e kemi ftuar drejtorit e AKi-së që të raportojë”

“Në mbledhje ka thënë (Shpend Maxhuni, AKI) se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin se kë e emëron për këshilltar e kë jo. Ai nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për verifikimin e personit në fjalë. AKI është duke u marrë me këtë çështje për të shikuar nëse akuzat e këshilltarit të dyshuar të BIA-së, janë të vërteta apo jo”, tha ai.

“Ajo që dihet është se z. Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së. Është emëruar nga presidenti Thaçi më 2012 në këtë pozicion. Ai pastaj merr edhe rrogë nga presidenca që nga ky vit. Pra ka ekzistuar një raport i njohjes që nga vitit 2012 e deri më tani. Akuza për të nuk është vërtetuar”, ka thënë Topalli./Gazeta Blic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE