Thaçi flet për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me shkëmbin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të përfshihej veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës, ide të cilën që një kohë e ka dhënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Presidenti Thaci në një konferencë për media tha se për këtë temë kanë dhënë opinione shumë njerëz, dhe se të gjitha po i analizon.

“Për shkëmbimin e territoreve ka thënë se për këtë çështje ka njerëz që flasin në Kosovë e Preshevë. Nga ajo që kam dëgjuar, opinionet nuk i hedh të pamenduara ose të paanalizuara, mirëpo e kuptoj shqetësimin e secilit qytetar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, u shpreh ai.

……………………………………………………………………………………………………………..
Tropojë 1999: Trupa serbe hyjnë në Tropojë por ja çfarë i pret

……………………………………………………………………………………………………………..

Thaçi tha se kupton shqetësimet e qytetarëve të Preshvës, Medvegjës dhe Bujanovcit dhe se rrëfimet e tyre janë preokupim i të gjithëve. Ai shtoi se e drejta për të ardhmen e tyre, u takon atyre qytetarëve dhe kjo duhet të respektohet.

SHPËRNDAJE