Thaçi godet Haradinajn: Unë në veri shkoj në mënyrë transparente, jo në adresa të dyshimta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në veri të Kosovës shkon në mënyrë transparente e jo qysh bëjnë të tjerët.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tha sot se shkon në veri, por pa prezencën e mediave.

“Unë shkoj në adresa publike. Jo në adresa të dyshimta. Liderët duhet të shkojnë sa më shpesh atje në mënyrë transperente”, ka thënë Thaçi, në konferencën për media.

Ramush Haradinaj tha sot se në Veri ka shkuar disa herë por s’i ka bërë publike këto shkuarje dhe as nuk ka marrë media me vete.

Ndërkohë Thaçi ka thënë se s’ka marrë leje nga askush për të vizituar veriun e Kosovës duke shtuar se një gjë të tillë duhet ta bëjnë vizitorët që vijnë nga Serbia.

SHPËRNDAJE