Thaçi humb vëmendjen, kamerat dhe mikrofonat janë për Albin Kurtin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit , ka marrë pjesë sot në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Kurti nga Tirana ka bërë thirrje për paqe në rajon.

Mbi të tjera vërhehet  një interesim jashtëzakonisht i madh i mediave shqiptare për të, raporton gazeta online veriu.info

Tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk përbën ndonjë interesantësi për mediat atje, meqenëse ishte ndër të vetmit politikanë që udhëtonte për në Tiranë që të jepte intervista, sidomos kohët e fundit për diskutimet e shumta për korrigjimin e kufijve, ide të cilën Thaçi synonte t’a shtynte përpara.

E me gjithë këtë interesim për Kurtin, duket që Thaçi do të mbetet në hije, dhe e gjithë vëmendja e mediave shqiptare do të koncentrohet tek ai që me shumë gjasë do të jetë kreu i ri i qeverisë së Kosovës./Veriu.info

SHPËRNDAJE