Thaçi komenton letrën e Trumpit – Flet edhe për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar letrën e presidentit Donald Trump dhe përmbajtjen e saj për dialogun Kosovë- Serbi.

Thaçi ka deklaruar se letra e Trumpit, tregon që është rikthyer vëmendja në problemin Kosovë-Serbi.

“Gjithashtu presidenti Trump thekson nevojën e angazhimit më dinamik që të mos ketë kthim në tragjedi të së kaluarës. Gjithashtu ai potencon qartë se është i gatshëm që angazhimin e dy vendeve e të arritjes së marrëveshjes finale, që nënkupton njohjen nga Serbia, ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe ulëse në OKB për Kosovën, të festohen në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai i ka renditur tri momentet historike për Kosovën nga Amerika.

“Mendoj që kanë qenë tre momente historike kur Kosova tregoi mesazhe përkrahës e për Kosovën. Kërshëndellat e 1992 nga Bushi plak, mesazhi i dytë ka qenë bombardimet e vendosura nga presidenti Clinton, dhe e treta është deklarata e Bushit të ri kur tha mjaft është mjaft dhe pas gjashtë muajve e patëm Kosovën e pavarur. Dhe tash është rikthyer vëmendja tek procesi final i pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në Klan Kosova. /Insajderi.com

SHPËRNDAJE