Thaçi: Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi

epa05837069 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shkuarja për intervistimin e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa dëshmon edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thënë që ka besim të plotë në vlerat sublime për të cilat kanë luftuar ai dhe bashkëluftëtarët tjerë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit:

Jam i vetëdijshëm se shumë padrejtësi nuk e kanë marrë përgjigjen, as nga drejtësia vendore, as nga ajo ndërkombëtare: si vrasja nga shteti serb e 13,500 civilëve shqiptarë, kryerja e 400 masakrave, dhunimi i 20 mijë grave shqiptare, mijëra shqiptarë ende të pagjetur, spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Por, e them me bindje të plotë se krimet nuk vjetrohen dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.

Shkuarja për intervistim e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, dëshmon edhe një herë fisnikërinë dhe drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.

Si bashkëluftëtar i juaj dhe president i vendit, kam besim të plotë në vlerat sublime për të cilat kemi luftuar. Bashkërisht i fituam shumë beteja, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Bashkërisht me krenari do t’i fitojmë edhe sfidat e radhës.

Shembulli i juaj për t’iu përgjigjur ftesës së Dhomave të Specializuara dëshmon më së miri se luftëtarët e lirisë së Kosovës nuk i lëkund asnjë lloj pretendimi stigmatizues. Të gjithë të ftuarit e tjerë për intervistim edhe një herë i ftoj t’i përgjigjen pozitivisht ftesave nga Dhomat e Specializuara.

Në kohën e kanosjes ekzistenciale, ju, me guximin dhe dijen tuaj, të pamundurën e bëtë të mundur, ëndrrën realitet.

Ju jeni heronjtë kombëtarë të luftës, prandaj të tillë do të mbeteni gjithmonë për institucionet dhe popullin e Kosovës

SHPËRNDAJE