Thaçi në darkën bashkë me Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Paris të Francës, sonte bashkë me liderët tjerë botërorë po merr pjesë në darkën e organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Ai para pak çastesh është fotografuar duke hyr në ndërtesën ku do të darkojnë liderët nga mbarë bota.

Kujtojmë se nesër në Paris do të mbahet një takim i përfaqësuesve botëror për nder të 100 vjetorit të Luftës së dytë botërore.

Po ashtu, në mesin e flamujve të ndryshëm, në Paris është parë edhe flamuri i Kosovës.

Indeksonline do të raportoi nesër nga Parisi për këtë takim ku pritet të marrin pjesë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ai i Rusisë, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Erdogan, etj. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE