Thaçi në konferencë për media: Sa më parë Qeveria e re

I pari i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar krerët e institucioneve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen kushtetues të dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për formim sa më të shpejtë të qeverisë së re

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jem në përputhje me Kushtetutën.

U konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve të Kushtetueses. Më e rëndësishmja është se ajo konfirmoi se Kuvendi është institucioni më i lartë politik në vend”, ka thënë ai në një konferencë të premten.

“Duhet sa më parë duhet të formohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka vazhduar Thaçi.

SHPËRNDAJE