Thaçi nuk e di nëse është në listën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Kosova nuk ka frikë nga ligji dhe drejtësia. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, prandaj Gjykata speciale i jep Kosovës një mundësi tjetër për të dëshmuar përgjegjësinë e saj si shtet. Kështu thotë Presidenti Hashim Thaçi në intervistën ekskluzive që botohet sot nga gazeta prestigjioze austriake Die Presse.

Për sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka theksuar se “dialogu nuk është një lojë boksi, ku fiton vetëm njëra pale, por sipas tij “do të duhet të këtë një situatë “win-win” për të dyja anët,

Thaçi u pyet se qarkullojnë zëra se lista e të akuzuarve nga Gjykata Speciale përfshinë 20 persona të rangut të lartë.

Thuhet se edhe emri juaj do të jetë në këtë listë?

Thaçi: Unë nuk kam informacione për këtë. Kjo është çështje e drejtësisë. Në fakt unë nuk dëshiroj të komentojë spekulime të tilla.

SHPËRNDAJE