Thaçi reagon pas lajmit të Grenellit nga Beogradi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Thaçi, po ashtu, falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.

“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë.

Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, ka thënë Thaçi.

SHPËRNDAJE