Thaçi reagon për seancën e thirrur nga LDK e VV: Ata brengosen për para, turp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar ndaj kërkesës për seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK  e VV-ja.

Thaçi ka thënë se këto dy parti kanë thirrur seancë për paratë, në kohën kur vendi po shënon 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, shkruan GazetaBlic.

Ajo e ka quajtur si turp një gjest të tillë nga partitë opozitare.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje 

Nderkohe qe Kosova shenon 21 vjetorin e Epopese se UÇK-se, LDK-ja dhe partia VV therrasin SEANCE TE JASHTEZAKONSHME, per daten 5 mars, lidhur me ceshtjen per te cilen brengosen me se shumti: parate. TURP!

SHPËRNDAJE