Thaçi reagon për tërmetin në Shqipëri, thotë se FSK-ja do të jetë në gjendje gatishmërie për ndihmë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri.

Thaçi në biseda telefonike, Edi Ramës dhe Ilir Metës, i ka shprehur solidaritet dhe i’u ka ofruar ndihmë duke kërkuar kështu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Ramës, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie, shkruan Reporteri.net

“Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar tutje Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH

SHPËRNDAJE