Thaçi refuzon sërish të ‘rrëfehet’ për deportimin e 6 shtetaseve turq

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sërish ka refuzuar të dal para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Thaçi, i cili edhe para disa ditësh refuzoi që të paraqitet para këtij komisioni, kur edhe raportoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është paraqitur as sot kur ish- ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj po raporton.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që sot nga ora 10:00 të paraqitet  presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe familjarët e të të deportuarve.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.

SHPËRNDAJE