Thaçi: Serbët e Veriut më mirëpritën me raki dhe kafe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se qytetarët serbë të Kosovës e kanë mirëpritur atë të shtunën në shtëpitë e tyre, në vizitën që presidenti realizoi në veri të vendit.

Thaçi tha se qytetarët e komunitetit serb në veri e kanë respektuar dhe e kanë mirëpritur atë me kafi dhe raki.

“Dje izitova liqenin e bukur të Ujmanit. Siç e dini, vizita kaloi në mënyrë krejt normale dhe nuk është përcjellur me asnjë incident apo problem të sigurisë, as më të voglin. Përkundrazi, jam pritur ngrohtë edhe nga banorët lokalë; serbët e Kosovës prezent aty, që banojnë aty, të cilët më kanë mirëpritur edhe me kafe edhe me raki shtëpie”, u shpreh Thaçi në një konferencë për media në Prishtinë.

Presidenti tha se Kosova është shtet i lirë dhe demokratik dhe se jo vetëm ai, por edhe çdo qytetarë tjetër kosovar duhet të ndihet i lirë të vizitojë pjesën veriore të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizjes së lirë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Ne, Kosova, jemi ata që u japim leje të tjerët që duan të vizitojnë çdo vend të Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi. /Insajderi

Burimi i fotografisë: Ilustrim/ arkiv

SHPËRNDAJE