Thaçi thotë “s’po marrë vesh sen” dhe ja shtrinë dorën Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj sot I kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit, pas përplasjeve që kishin pasur mes vete në shtëpinë e zqvendëskryeministrit Pacolli, para disa ditësh.

Akademia Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, i ka bërë bashkë Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli.

Pas raporteve të tensionuara që kishin Presidenti e Kryeministri në shtëpinë e Pacollit, ata sot ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit. Thaçi ia ka shtirë dorën Haradinajt, por duket se as ai vetë nuk e di arsyen për këtë. Në videon e publikuar shihet Thaçi duke thënë “s’po marrë vesh sen”, dhe duke ia zgjatur dorën Haradinajt.

SHPËRNDAJE