Theret me thikë një person në këtë qytet të Kosovës

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është sulmuar me thikë nga një i dyshuar që ende nuk është arrestuar, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por lidhur me këtë rast ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në të njëjtin rast.

Policia thekson se i dyshuari ende nuk është kapur dhe është në kërkim.

SHPËRNDAJE