Tifozët e Vardarit sulmojnë kosovarët: Dy prej tyre mbeten të plagosur

Tifozët e Vardarit të njohur si ‘Komitët’ kanë sulmuar gjatë ditës së sotme makinat me targa të huaja, kryesit ato me targa të Kosovës.

‘Komitët’ të pajisur me thika e shkopinj kanë sulmuar gjatë ditë së sotme makinat me targa të huaja, kryesisht ato me targa të Kosovës, raporton ‘Alsat-m’.

Më pas përleshja ka degraduar edhe fizikisht mes ‘Komitëve’ dhe pronarëve të makinave. Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat të dyja palët, si komitët po ashtu edhe shtetasit e Kosovës dhe për momentin po merren në pyetje nga organet hetimore.

Si shkak i përplasjes fizike 2 kosovarë kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 komitë janë ndaluar. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE