Tifozi me fanellën e veçantë: Feronikeli e Milani në zemrën time – ky është idhulli im

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot(e shtunë) në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sonte do të zbresin të gjithë yjet e skuadrës së parë, të cilët gjatë ditës kanë përjetuar një pritje fantastike nga ‘Rossonerët’ e Kosovës.

Se Milani ka fansa të shumtë dhe të veçantë e dëshmon edhe Drin Hyseni, të cilit klubi i tij i qytetit dhe i zemrës në një mënyrë i ka plotësuar edhe dëshiren e tij.

25 vjeçari nga Drenasi është tifozë i flaktë i Milanit, por edhe i kampionit të Kosovës. Madje, ai ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Feronikelit. Ai ka vendosur që të bëj një fanellë të veçantë për këtë ndeshje, gjysmë fanellë të e Milanit e gjysmë të Feronikelit.

“Jam një tifoz i flaktë i Milanit që nga femijëria. Kam lujtur edhe për grupmoshat e reja te Feronikeli. Të dy skuadrat janë skuadra të zemrës sime. Idhulli im ka qenë dhe mbetet Leite Kaka dhe për këtë arsyje kam numrin 22 në fanellë” – ka thenë Hyseni.

Ndryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit zhvillohet sonte(e shtunë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 20:45./gazetametro.net

SHPËRNDAJE