Tjetër skandal në Viva Fresh: E qitën nga puna sepse mbeti shtatzënë

Një tjetër lexues i Periskopit ka rrëfyer përvojën e tij personale me kompaninë në fjalë.

Ai thotë se gruaja e tij që ishte punëtore e kompanisë Viva Fresh ishte larguar nga puna edhe pse kishte kontratë për arsyen se kishte mbetur shtatzënë.

Kjo përbën një tjetër shkelje drastike të të drejtave të punëtorit, me të cilat duhet të merret urgjentisht inspektorati i punës.

Ky është mesazhi i plotë nga M.I., i paredaktuar:

Pershendetje nje ankese per viva fresh , gruaja u kan tu punu ne vive kur ka mbet shtatzane edhe pasi i ka tregu menagjerav ata pas 1 muji e kan largu prej pune edhe pse ka pas 2 muje tjera kontrat me arsyetim se nuk mundet me qu ran edhe pse nuk ka qen te sektoret po ne arke. Nese ka mundsi mos me tregu emrin Faleminderit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE