Tmerrojnë burrat kosovarë: Gratë s’pyeten për seks dhe e meritojnë dajakun

Burrat në Kosovë ende mendojnë që gratë duhet ta durojnë dajakun. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk kanë nevojë për seks sa kanë burrat, ndërsa pjesa tjetër nuk pajtohen që të kenë një shok homoseksual.

Këto janë disa nga gjetjet e një hulumtimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka matur qëndrimet e burrave lidhur me barazinë gjinore në Kosovë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve në këtë hulumtim kanë pohuar se gratë nuk duhet të heshtin karshi dhunës. 67.9 për qind e burrave mendojnë se gratë duhet të raportojnë për rrahje, madje edhe nëse është fjala që të mbajnë familjen e bashkuar, shkruan GazetaFokus.

Rreth 40 për qind e burrave janë përgjigjur se pajtohen që gratë e meritojnë me raste të rrihen. Por, sipas tyre, këtë ato duhet ta bëjnë vetëm kur është e nevojshme që të mbajnë familjen e bashkuar.

Rezultatet e dala nga ky hulumtim janë edhe më shqetësuese. Kosovarët nuk pyesin për seksin, ata vetëm e bëjnë.

Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk e kanë të nevojshëm seksin sa e kanë burrat. E madje sipas disa burrave duhet t’u vijë turp nëse nuk janë në gjendje të kenë ereksion gjatë marrëdhënies seksuale, shkruan GazetaFokus.

Në fakt kështu janë shprehur 24.4 për qind të burrave pjesëmarrës në hulumtimin e OSBE-së, ndërkaq 30.4 për qind pajtohen pjesërisht.

Një gjë tjetër interesante nga ky hulumtim është se ndërrimi i pelenave, larja e fëmijëve dhe ushqyerja e fëmijëve janë përgjegjësi e gruas.

Kështu kanë pohuar rreth 70 për qind e të anketuarve.

E sipas tyre, roli më i rëndësishëm i gruas është të kujdeset për shtëpinë dhe të gatuajë për familjen. Rreth 70 për qind e burrave u përgjigjen ngjashëm.

Po ashtu, burrat kosovarë në shumicë kanë thënë se ata asnjëherë nuk do të pranojnë që një homoseksual ta kenë shok. 55.1 për qind pajtohen plotësisht mbi këtë fakt, ndërkaq 17 për qind pajtohen pjesërisht.

SHPËRNDAJE