Top shkencëtari i OBSH-së jep lajmin e keq për koronavirusin

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mund të mos gjendet kurrë burimi i pandemisë së koronavirusit – mes pretendimeve që nuk e ka origjinën as në Kinë.

Një ekip i ekspertëve të OBSH-së pritet të vuaj zyrtarë kinezë të Shëndetësisë këtë fundjavë, nga erdhi virusi.

Por profesori i epidemiologjisë David Heymann – i cili do të udhëheqë misionin – paralajmëroi se “mund të mos jetë e mundur” për të identifikuar burimin e saktë gjashtë muaj më vonë.

“Burimi nuk sigurohet nga studimet retrospektive”, deklaroi Heymann.

Pohimi pason pretendime nga një profesor i lartë i Oksfordit që koronavirusi mbase nuk ka filluar në Kinë.

Dr Tom Jefferson në vend të kësaj pretendoi se Covid-19 mund të jetë krijuar tashmë në të gjithë botën falë kushteve mjedisore.

OBSH ende nuk ka dhënë ndonjë deklarim zyrtar lidhur me origjinën e koronavirusit, ndonëse pretendimet nga vendet e tjera e drejtojnë gishtin kah Kina.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE