Torte e lirë

Përbërësit

500 ml qumësht
200 gr sheqer
250 gr miell
3 luge vaj
4 luge marmalate
2 luge kakao
2 luge te vogla sodë bikarbone
500 ml qumësht
150 gr sheqer
6 luge miell
2 sheqer Sheqer vanille
200 gr margarin

Hapat

1
Perzijme te gjithe perbersit per pandispanjen dhe nga kjo mase do te fitojme nje qull te holle sikurse per pallaqinka.

2
Qe te kemi 4 shtresa te barabarta duhet te ndajm qullin ne 4 ene te barabarta dhe secilene pjekim ne kallep20x30 te mbuluar me leter per pjekje.

3
Pas pjekjes shtresa largohet se bashku me letren shume lehte per te vendosur tjetren, pra nje procedure shume e lehte.

4
Secila nga petet pjeket ne 200 grade per 5-8 minuta,dhe pas pjekjes do te jene shume elastike dhe te buta,pra nuk do te kemi nevoje ti njomim ato.

5
Per kremin e veme qumeshtin te vloje me sheqerin dhe miellin dhe sheqerin e vaniljes.

6
Perziejme vazhdimisht derisa te trashet kremi,pastaj largojme nga zjarri te ftohet teresisht.

7
Pastaj margarine e mbajtur ne temperature ambienti e rrahim derisa te behet mase kremoze dhe perziejme me kremin e bardhe te zier dhe te ftohur.

8
Me kremin lyejme pete secilen dhe persiper dhe ne fund dekorojme sipas deshires.

SHPËRNDAJE