Tortë e shpejtë me biskota të bluara

Përberesit

Për shtresën:

  • 500gr biskota
  • 300gr margarin
  • 2 lugë kos

Për kremin:

  • 2 banane
  • 300gr krem kos të trash (opcionale dhe hopla)
  • 4 lugë mjaltë (Ben dhe lengun e reqelit)
  • 1 lugë rum (opcionale)

Për dekorim:

  • 50gr qokollatë te bardhe
  • 1 banane

Udhëzimet

  1. Së pari marim biskotat dhe i bluajm ato, i vendosim në një enë dhe në to hudhim, margarinen dhe kosin, i përziejm më mikser derisa të krijojmë një masë homogjene, Pastaj marim një tave, dhe e shtrijmë brumin në të, dhe e fusim një frigorifer për 20 minuta.
  2. Ndërkohë që brumi po ftohet ne frigorifer, marim një ene tjetër, vendosim bananet në të kremin e kosit (apo edhe hopllen), mjaltin dhe rumin, dhe i miksojmë të gjitha së bashku, derisa të fitojmë një masë kremoze
  3. Pas kësaj heqim tavën nga frigoriferi che kremin ë përgaditur e hedhim sipër saj, che e shtrijmë me anë të lugës
  4. Tortën e spërkasim sipër me qokolladë te shkrirë dhe i vendosim banane sipër per dekorim
  5. Kjo tortë mundë të servohet menjëherë mbas përgaditjes, ose mundë edhe ta fusim prapë në frigorifer derisa masa kremoze të forcohet pak

Ju bëftë mirë

SHPËRNDAJE