Tradhtarët më të mëdhenj të Barcelonës dhe Real Madridit

Në prag të El Clasico”-s sjellim për ju 10 tradhtarët më të mëdhenj të Barça-s dheReal Madrid-it.

Në vitin 1993, ardhja e Romario-s në sulmin e Barcelona-s e dërgoi në stol dhe më pas drejt largimit. Michael Laudrup … te Real-i. Së bashku me “Bam Bam” Zamorano, Hierro, Redondo apo Raul, ai do të fitonte shumë tituj. Prezenca e tij do të mbahet mend për “manita”-n, 5-0 ndaj Real-it me Barcelona-n dhe për hakmarrjen e “Los Blancos” në Bernabeu në 1994/1995 me të njëjtin rezultat.

Ai ishte ikonë e futbollit spanjoll në vitet 1920-1930. Kasketa e tij dhe fanela prej leshi janë gdhendur në kujtesën e të gjithë tifozëve të kohës. U formua tek Espanyol, “Divino” u rekrutua nga klubi tjetër katalanas, Barcelona. Pas një konflikti me Hans Gamper i cili refuzoi t’i rriste pagën, Ricardo Zamora u transferuar te Real për 150.000 pesetas. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare në finale e Kupës së Spanjës në vitin 1936 ku Real-i u imponua me dy gola kundrejt një të Barcelona-s.

Tradhtia është një lojë që luhet nga 10 lojtarë dhe në fund, fiton një gjerman. Dhe me mënyrën e tij: nga Barça te Real përpara se t’i bashkohej Atlético-s, Bernd Schuster është një mjeshtër i mashtrimit. Në rastin e tij, kufiri u shkel, u dhunua dhe goditja finale ishte kalimi te Colchonero-s. Schuster gjithashtu ka stërvitur Real-in, me të cilin fituar La Liga-n dhe dy El Clasico si trajner.

I diplomuar nga La Masia, ai ka luajtur në ekipin e parë nga viti 1995 deri në vitin 1999. Madje ka debutuar në një kalsike kundër Real Madrid-it. Pas një vit aktivizimi me Celta Vigo përpara se të bashkohej me Real-in në vitin 2000, Albert Celado-s do të realizonte një karrierë mëse të respektuar. Me të dyja fanelat, Celado do të fitonte 2 La Liga si blaugrana dhe 2 si meregues, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Europës, Kupën Interkontinentale dhe Ligën e Kampioneve me Real Madrid.

Pas katër vitesh te Real, u detyrua të largohej nga drejtuesit e klubit. Por ishin ata të Barcleona-s që shfytëzuan rastin për t’i zgjatur dorën. Luis Enrique zbarkoi në Barcelonë me një motiv më shumë, sikur të ishte rritur tek La Masia. Enrique është një nga tradhtarët e rallë që e zgjodhi hapur rrugën e tij. Pas fitores së bujshme 5-0 në Camp Nou në 2010-ën, ai deklaroi se kishte shijuar një “orgazmë futbolli”.

Te Barça dhe Real Madrid, Inter dhe pastaj Milan-i. Ronaldo Fenomeni theu zemrat e tifozërive të katër klubeve ashtu siç thyente ato të mbrojtësve me të cilët përballej. Pasi u zbulua te PSV mes 1994 dhe 1996, ai u bashkua me Barcelona-n e madhe. Fenomeni luajti një sezon me blaugranat, por shënoi 47 herë në 49 ndeshje. U largua nga Real për Milan-in në rrethana të paqarta në dimrin e vitit 2007, pas një çarje me trajenrin Fabio Capello. Atë vit Real u shpall kampion i Spanjës, trofe të cilin Ronaldo e kishte fituar tashmë në 2003-in.

Në tre sezone me Barça-n, ai ka luajtur rreth 150 ndeshje dhe firmosur 60 gola, rezultate të cilat e shtynë drejt huazimit për dy sezone te Monaco dhe Sevilla. Më pas nën urdhërat e Frank Rijkaard, ai thuajse nuk u pa në fushë për t’u larguar në fund të sezonit tek Real në 2007-ën. Por as Schuster dhe as Juande Ramos nuk do ta linin të luante si titullar.

Fitues i Ligës së Kampioneve dhe Topit të Artë me fanelën e Real Madrid më parë portugezi kishte kaluar pesë sezone me Barcelona-n, me të cilën ishte shpallur kampion i Spanjës dy herë.

Eto’o ka lujtur në total shtatë ndeshje me Real Madrid-in pa arritur të shënojë. Por afrikani i bëri të pendohen madrilenët, si me fanelën e Mallorca-s ashtu edhe me të Barça-s. Kur Perez e donte ta bënte pjesë të Galaktikëve, Eto’o preferoi të firmoste me armikun historik, Barcelona-n e cila i pagoi gjysmën e trasferimit Real-it, që zotëronte 50% të kartonit të sulmuesit. Eto’o do të kthehej në Madrid për të kënduar “Madrid cabron, saluda el campeon” (Madrid bastard, përshëndete kampionin), në një nga mbrëmjet triumfuese të katalanasve.

SHPËRNDAJE