Tragjedi në Gjermani: Ky është 18-vjeçari nga Prishtina që humbi jetën sot në një aksident

Një 18’vjeçar nga Prishtina ka humbur jeten gjatë mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në qytetin Waldburg në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë.

Lajmin e ka konfirmuar policia gjermane për mediet e këtij vendi, ku bëhet e ditur se viktima me inicialet B.R. ka humbur jeten në vend, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Tragjedi në Gjermani: Ky është 18-vjeçari nga Prishtina që vdiq sot në një aksident

Mediet gjermane raportojnë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku vetura e 18’vjeçarit kishte hyrë në kahjen e kundërt të rrugës, duke u përplasur me veturën tjetër brenda të cilës ishin dy fëmijë dhe dy prindërit.

Mësohet se gjendja e fëmijëve të cilët ishin të përfshirë në këtë aksident është e rëndë.

Ndërsa lajmi është bërë i ditur gjatë mëngjesit të sotëm, ku policia gjermane ka njoftuar se të dielën mbrëma ndodhi ky rast dhe rruga ka mbetur e bllokuar deri në orën 21 e 15 midis Waldburg dhe Badstuben. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE