Tragjedi në Pejë, treni mbyt një person

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën mëngjesin e së premtes. Dyshohet se një person rreth moshës 50’vjeçare është shkelur e ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes, raporton Express.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50’vjeçare që ka punuar si taksist.

Ngjarja ka ndodhur përballë Elkosit.

Policia momentalisht është në vend të ngjarjes, por ende nuk kanë dhënë diçka zyrtare.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE