Tragjike: Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, zbulohet një detaj shokues

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, njofton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj.

Tek viktima, policia ka vërejtur një lëndim në kokë, andaj trupi i pajetë është dërguar me urdhër të prokurorit në obduksion në institutin e mjekësisë ligjore

“Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësin ligjore. Rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë, përcjell gazetametro.net.
Rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme.