Trajneri i njohur turk me koronavirus

Trajneri më i njohur turk, Fatih Terim, është prekur nga koronavirusi.

Këtë e kanë bërë të ditur të hënën mbrëma mediat në Turqi, duke u bazuar në një postim që ka bërë vetë trajneri i Galatasarayt.

“Rezultatet e testit i mora sot dhe rezultati i tij është pozitiv për koronavirus. Jam në duar të mira, i shtrirë në spital. Mos u brengosni”, ka shkruar Terim, i njohur me nofkën Imperatori.

66-vjeçari vlerësohet shumë lartë në Turqi dhe në botën e futbollit. Ka arritur suksese shumë të mëdha si trajner. Ka drejtuar Turqinë në periudha të ndryshme, ndërsa ka arritur suksese të mëdha me Galatasaryn, të cilin klub e ka drejtuar në katër periudha të ndryshme. Ka punuar edhe te Fiorentina e Milani në Itali.

SHPËRNDAJE