Tre persona shantazhojnë mjekun në Gjilan, ia marrin 2 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan, pasi të njëjtit e kanë shantazhuar një mjek, të cilit ia kanë marrë 2 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Gjilan, ku dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi kanë shantazhuar viktimën me profesion mjek, të cilit ia kanë marrë 2 mijë euro para.

“Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress

SHPËRNDAJE