Tre persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan

Tre persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në lidhje me rastin ka folur edhe policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani ka konfirmuar se janë lënduar tre persona, përcjell indeks.

“Po ka ndodh një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë. Së paku tre persona janë të lënduar. Ata janë jashtë rrezikut për jetë. Të përfshira janë veturë dhe një kamionetë. Ata janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia janë në vendin e ngjarjes ku po e hetojnë rastin.”, ka thënë Hashani.

SHPËRNDAJE