Tregon nëse do të ketë Kadri Veseli kundërkandidat për kryetar të PDK’së

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është i ftuar në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

 

Enver Hoxhaj ka treguar se a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli në zgjedhjet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se gara është e hapur dhe sipas tij çdo kush mund të bëjë ketë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

“ Unë për vete nuk kam asnjë ambicie për këtë post. Deri më tash askush tjetër edhe në parti nuk ka bërë të ditur se mund të jetë kandidat për kryetar. Por, çdo kush që dëshiron mund ta provoj, gara është e hapur”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar se për të kryetari më adekuat i PDK është Kadri Veseli.

“ Unë mendoj se Kadri Veseli është kryetar adekuat për PDK. Është duke punuar mirë dhe puna e tij duhet të vazhdojë”.

SHPËRNDAJE